Dogana arreston një doganier dhe shoferin e furgonit, lejuan hyrjen pa kontroll të mallrave të falsifikuara

Dogana arreston një doganier dhe shoferin e furgonit, lejuan hyrjen pa kontroll të mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka arrestuar një oficer doganos dhe një transportues mallrash, pasi dyshohet se lejuan të futen në pikën kufitare Vërmicë pa asnjë kontroll një veshmbathje të falsifikuara sportive.

Zyrtari doganor po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndërsa vozitësi i automjetit për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”.

Komunikatë për media:

Doganës e Kosovës arreston një oficer Doganor dhe nje trasportues mallrash

Prishtinë, 17 Korrik 2025 Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën Kufitare Vërmicë kanë realizuar me sukses një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave. Gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura.

Pas zbulimit të këtij rasti, janë njoftuar Hetuesit e Doganës së Kosovës të cilët, në koordinim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme. Nga veprimet hetimore janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se zyrtari doganor, gjatë ushtrimit të detyrës, ka dështuar të përmbushë obligimet ligjore, duke mundësuar hyrjen e këtyre mallrave në territorin e Kosovës pa kontroll dhe duke shmangur pagesën e detyrimeve doganore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave hetimore dhe intervistimit të personave të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë:

• Zyrtari doganor për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”,
• Vozitësi i automjetit transportues për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”.

Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të plotë për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe integritetin e institucionit, duke ndjekur penalisht të gjitha rastet e abuzimit me detyrë dhe veprimtaritë e paligjshme që dëmtojnë ekonominë e vendit.

Related Articles