Një qytetar bashkë me vajzën e tij në Klinë kanë gjetur një kuletë me 1700 euro në sheshin “Skënderbeu”, të cilën e kanë dorëzuar në stacion policor.
Pas verifikimit, kuleta i është kthyer pronarit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinё, ёshtё paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina sё bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur njё kuletё nё sheshin “Skenderbeu” nё Klinё.
Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e shatёqind (1700) euro. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.
Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.