Hoti i reagon ashpër Osmanit: Mashtruesja më e madhe, përgjegjëse për dëmet që po i bëhen Kosovës

Hoti i reagon ashpër Osmanit: Mashtruesja më e madhe, përgjegjëse për dëmet që po i bëhen Kosovës

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar ashpër Vjosa Osmanit pas deklaratave të saj se Hoti është jorelevant, dhe nuk ia vlen të humbësh asnjë sekondë me të.

Hoti e ka quajtur Osmanin si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së.

Postimi:

Po i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës.

Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa.

Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së.

Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës.

Asnjë fjalë nuk e flet për vendimet e organeve të drejtësisë që konstatojnë uzurpimin e institucioneve nga LVV dhe partnerët e saj, përfshirë ish-partinë e saj Guxo.

LEXO EDHE:

Related Articles