Kurti në Greqi, reagon Çitaku: Ky njeri nuk ka as ndjeshmëri e as përgjegjësi

Kurti në Greqi, reagon Çitaku: Ky njeri nuk ka as ndjeshmëri e as përgjegjësi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vizitën e Kurtit në Greqi.

Ka thënë se Kurti nuk ka as ndjeshmëri e as përgjegjësi.

Postimi:

Në një kohë kur vendi po kalon një krizë të thellë politike, ekonomike e sociale, Albin Kurti ka zgjedhur të udhëtojë për në Greqi, për të marrë pjesë në një konferencë ku nuk pamë asnjë homolog të tij. Madje, pamjet që u shpërndanë ishin nga një bar plazhi.

Ky njeri nuk ka as ndjeshmëri, e as përgjegjësi. Jo vetëm për Kosovën, por as për ata që e kanë votuar dhe e kanë besuar.

Njeriu që ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, që çdo ditë bën përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues, sot ishte në bregdetin grek. As “revolucionin” nuk e ka më të rëndësishëm. I vetmi qëllim i tij është pushteti. Me çdo kusht.

Related Articles