Osmani: Avdullah Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk dua ta humb asnjë sekondë

Osmani: Avdullah Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk dua ta humb asnjë sekondë

Presidentja Vjosa Osmani gjatë konferencës për shtyp i është kundërpërgjigjur ish-bashkpartiakut të saj dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pasi e akuzoi për hipokrizi.

Në një status në Facebook më 12 korrik, Hoti, e kishte kritikuar Osmanin për qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Washingtonit – dikur e kritikonte e gjatë qëndrimit në SHBA javën e kaluar, e lavdëroi.

E Osmani ka thënë se Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk do ta humbë asnjë sekondë. Sipas saj, vetëm Serbia pretendon se Kosova nuk i ka zbatuar marrëveshjet. 

“Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk dua ta humb asnjë sekondë. Nëse dëshironi ta bëni si pyetjen tuaj se a është zbatuar marrëveshja apo jo, dua ta them një gjë: Vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve. Cilën pjesë nuk e ka zbatuar Kosova? Gjithçka çka është kërkuar prej nesh, ka ndodhur. Në atë kohë (kur është nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit v.j.), unë nuk kam qenë as kryeministre, as presidente”, ka thënë ajo.

LEXO:

Related Articles