Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit e ka cilësuar Avdullah Hotin si një njeri ‘‘jorelavnt’’. Hyseni ka thënë se nuk mund të jetë jorelevant një kryeministër që është ‘‘mbase nga më të mirët’’ që ka pasur Kosova.
Hyseni ka theksuar edhe se ka qenë Hoti ai që e ka nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit.
Hyseni ka komentuar edhe deklaratën e Osmanit e cila tha se ajo s’i ka interpretuar komentet e presidentit amerikan Donald Trump, por është shprehur si ka kuptuar ato.
Për këtë ish-ministri ka thënë se s’përjashtohet mundësia që Osmani e ka kuptuar krejtësisht gabim.
Postimi:
Nuk ka mundësi te jet “jorelevant” një Kryeministër, mbase nga më të mirët që kishte Kosova. Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshjen të cilën ju po mburreni se e paskëshit “zbatuar”.
Cfarë arrogance!
“Kam treguar si e kam kuptuar unë… (vazhdon ajo dhe shton), ishte në drejtim të vlerësimit pozitiv ndaj tij.”
Lexo: … në drejtim të vardisjes ndaj tij!
Mundësia që ta keni kuptuar krejtësisht gabim, nuk ka si të përjashtohet!
LEXO EDHE: