Janë zbardhur detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dy persona u plagosën mbrëmjen e së enjtes.
Lidhur me rastin janë shpallur në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.
Mësohet se plagosja u bë pas një sherri mes tyre.
Ndërkaq, një prej të plagosurve u arrestua, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, raporton Abcnews.
Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.