Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.