Një shfaqje fishekzjarrësh në Dusseldorf të Gjermanisë — ka lënë 19 persona të plagosur, përfshirë katër rëndë.
Ngjarja ndodhi në Rheinkirmes, panair që organizohet në këtë qytet
Shërbimet e emergjencës konfirmuan lëndimet të premten vonë pasi fishekzjarrët thuhet se shpërthyen jashtëzakonisht afër tokës. Sipas policisë, të paktën një fëmijë ishte midis të plagosurve.
Dëshmitarë okularë i thanë transmetuesit publik gjerman WDR se disa nga to fluturuan anash ose shpërthyen ulët, me disa që madje ranë në lumin Rhine
Organizatorët fillimisht e vazhduan panairin për të shmangur panikun, por i dhanë fund festimeve herët rreth orës 22:45. Eventi ishte planifikuar të vazhdonte deri në mëngjes herët.
Panairi Rheinkirmes, më i madhi që zhvillohet në lumë, ka rrënjët në një festë vjetore të shenjtorit mbrojtës të qytetit Apollinaris. Ai filloi më 11 korrik dhe do të përfundojë të dielën.