Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të diel në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas këtij njoftimi vranësirat në disa vende mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftim e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles