Bajrami: Kurti dhe Murati po i bëjnë joligjore institucionet e vendit

Bajrami: Kurti dhe Murati po i bëjnë joligjore institucionet e vendit

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin se është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, në ditën kur janë certifikuar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas Bajramit, “Murati bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por i kanë bërë joligjore dhe jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit”.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese”, tha Bajrami.

Tutje, ajo tha se Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për ta mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend.

Related Articles