Vdekje e dyshimtë në Prizren

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, më 20 korrik 2025, në qytetin e Prizrenit, ku një person 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se fillimisht janë njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku ishte dërguar viktima me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale”, ka bërë të ditur Bytyqi.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Related Articles