Disa vende në Gjilan do mbesin sonte pa ujë për shtatë orë

Disa vende në Gjilan do mbesin sonte pa ujë për shtatë orë

KRU “Hidromorava” ka njoftuar se gjatë natës, konkretisht nga ora 23:00 deri nesër në ora 06:00, do ketë ndërprerje të ujit, për konsumatorët që furnizohen me ujë nga rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve”.

Kjo përfshin vendet:

Livoç i Ulët,

Velekincë,

Rr. Lotë Vaku,

Rr. Idriz Seferi,

Kodra e Dëshmorëve,

Hysen Tërpeza,

Bregu i Djegur.

“Ju informojmë se në orarin e lartëcekur, sonte do të ndërprehet furnizimi me ujë në mënyrë që të rimbushet me ujë rezervari në “Kodrën e Dëshmorëve” në kapacitetin e plotë.

Arsyeja e ndërprerjes është që nesër të furnizohen me presion të ujit mjaftueshëm edhe pikat më të larta.

Pas rikthimit të furnizimit me ujë, në rubinetet e juaja uji mund të jetë i turbullt (ngjyrë kafe), por kjo nuk duhet të jetë shqetësuese por vetëm i leni hapur disa minutat rubinetet dhe uji i pastër do të arrijë.

Kurseni dhe mos e keqpërdorni ujin!

Për çdo informacion shtesë apo pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e posaçëm të shërbimit për konsumatorë:

Thirr pa pagesë: 0800 61 000

Tel 044 983 071, fix 0280 326 980

Kujdestaria inaktive 044 719 813″, thuhet në njoftim.

Related Articles