Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës së Korçës në Shqipëri.
Flakët fillimisht kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij.
Sipas informacioneve të ABC News, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat.
Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien.