Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla bashkë me pjesëtar të partisë së tij po marrin pjesë në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, raporton Gazeta Enigma.
Atje ka shkuar bashkë me Salih Zybën, teksa në gjykatë janë edhe Drita Millaku e Fitore Pacolli.
Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26.07.2019.
Sipas Prokurorisë hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën.