Bulliqi: VV është marrë me LDK e PDK, më së paku me Nismën pasi nuk ka qenë subjekt i llogaritshëm

Bulliqi: VV është marrë me LDK e PDK, më së paku me Nismën pasi nuk ka qenë subjekt i llogaritshëm

Kryetari i Podujevës dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kjo parti më së paku është marrë me Fatmir Limajn, pasi Nisma “nuk ka qenë subjekt i llogaritshëm për të ardhë në këtë situatë”.

Këto deklarata, ai citohet t’i ketë bërë në emisionin Pressing ku ka përmendur rastin e Isa Mustafës me Hashim Thaçin.

“Në 2014 pata fitu mandatin e deputetit prej LDK, krejt garën e patëm fitu tu e marrë për gojë Hashim Thaçin, dhe Isa Mustafa me qat guximin e liderit, e murr guximin dhe hini me Hashim Thaçin në koalicion dhe e bëri qeverinë. Këtu duhet me pas liderizëm, opozita të mirëfillt, që e merr guximin në momente kritike për me zhblloku procesin” – ka thënë ai. 

Tutje, Bulliqi shtoi:

“Unë mendoj që VV më së paku është marrë me Fatmir Limajn. Është marrë me LDK e me PDK. NISMA nuk ka qenë një subjekt i llogaritshëm në kuptimin e faktorit për me ardh në këtë situatë”.

Related Articles