Trump thotë se takimi mes Putinit dhe Zelenskyt “do të ndodhë”

Trump thotë se takimi mes Putinit dhe Zelenskyt “do të ndodhë”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojnë një takim ballë për ballë dhe shprehu keqardhje që ky takim ende nuk ka ndodhur.

Trump u pyet nga një gazetar se çfarë do të nevojitej që ky takim të realizohej, ndoshta me praninë e tij.

“Do të ndodhë, por duhet të kishte ndodhur tre muaj më parë. Do të ndodhë,” tha Trump, teksa po përgatitej të largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci.

Më herët, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të punojë për të organizuar një takim midis Trumpit dhe Putinit në Stamboll, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Këtë javë, duke zhvilluar bisedime me Putinin dhe Trumpin, do të përpiqemi të shohim nëse mund t’i sjellim këta liderë së bashku në Stamboll,” tha Erdogan gazetarëve pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.

Më herët këtë javë, Moska dhe Kievi zhvilluan raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll. Palët shkëmbyen propozime për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të paqes, ndërsa Kievi ka propozuar një samit të liderëve në fund të gushtit.

Nga ana tjetër, Kremlini ka deklaruar se një takim midis Putinit dhe Zelenskyt është i mundshëm vetëm nëse finalizohet një marrëveshje paqeje.

Related Articles