Ramiz Lladrovci ka folur rreth intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai tha se intervista ishte e qëlluar, e për Thaçin tha se e kishte marrë malli, jo vetëm atë, por gjithë Kosovën,
Ndër të tjera, i pari i Drenasi tha se Hashim Thaçi është vetë historia.
“Zoti Hashim Thaçi është vetë historia, ai është mik i jemi, mik i shumë bashkëluftëtarëve në Kosovë. Në këtë tokë, në këtë truall ka qenë shumë herë, bashkë me Adem Jasharin, me Sami Lushtakun, me Kadri Veselin me Jakup Nurën, me Ilaz Kodrën e shumë shokë. Kemi bë net të tëra në shtëpinë tonë, ku nana na ka bë bukë. Prej këtij trualli, jemi nis me Hashim Thaçin e shokë të tjerë dhe kemi marrë pjesë në aksionin e parë që quhet aksioni i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe në Drenas”.
“Më ka marr malli shumë [flet për Hashim Thaçin], jo vetëm mua por të gjithëve shokëve, gjithë Kosovën, gjithë shqiptarinë. Jeta e fati e ka bë që ata me qenë sot atje, por unë mendoj se liria e Kosovës nuk është e plotë pa Hashimin, pa Kadrinë, pa Jakupin, pa Rexhën e shumë shokë të tjerë”, u shpreh Lladrovci në “Weekend”