Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit.
“Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik, vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.
Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera,
Në shtatëvjetorin e vdekjes së tij, homazhe te varri i Demaçit bëri kryeministri në detyrë, Albin Kurti me anëtarë të kabinetit të tij qeveritar.