Analisti politik Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar si veprim propagandistik vendimin për mbajtjen e seancës së Kuvendit në orën 22:00 të mbrëmjes, shkruan Gazeta Enigma.
“VV ka caktu seancë për orën 10 të mbramjes veç me e kriju përshtypjen që po bon çmos, deri në momentin e fundit, me e konstituu Kuvendin,” ka deklaruar Mushkolaj në një reagim në rrjete sociale.
Ai akuzoi partinë në pushtet se, për më shumë se tre muaj, ka bërë “hajgare me një popull”, duke e imponuar Albulena Haxhiun si të vetmen kandidate për kryetare të Kuvendit.
“Poshtërsia ka emër!”, përfundoi Mushkolaj.