Në Emergjencën e Skenderajt, mbrëmë një fëmijë vetëm dy vjeç u dërgua në gjendje të rëndë.
Mjeku Arxhend Ahmeti, i cili ishte pjesë e ekipit që ndërhyri, e përshkroi ngjarjen në një postim në Facebook.
” Sonte në Emergjencën e Skenderajt patëm një rast të rëndë, ku një fëmijë 2-vjeçar na erdhi i ngulfatur nga një copë mishi me asht, pothuajse pa vetëdije dhe në gjendje shumë të rëndë, ku sekondat ishin vendimtare. Falë reagimit të menjëhershëm dhe përkushtimit maksimal, arritëm t’ia hapim rrugët e frymëmarrjes dhe ta stabilizojmë.Ky rast është një kujtim që do të mbetet gjatë në memorien tonë, ku jeta dhe vdekja u ballafaquan për pak sekonda – dhe jeta fitoi!”, ka shkruar Ahmeti.