Vatikani I kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të punojë në mënyrë aktive drejt një zgjidhjeje dy-shtetërore për konfliktin palestinezo-izraelit, duke thënë se përkeqësimi i krizës në Gaza e bëri urgjente nevojën për një zgjidhje politike të drejtë dhe të qëndrueshme.
Selia e Shenjtë shprehu shpresën se Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë e ardhshme për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes Palestineze dhe Zbatimin e Zgjidhjes Dy-Shtetesh, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, do të mbështesë një zgjidhje që u garanton palestinezëve një shtet sovran, të pavarur me kufij të sigurt, të respektuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.
“Tragjedia e vazhdueshme në Gaza, masakrat e dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm të vrarë nga bombat dhe që tani vdesin nga uria dhe privimi ose të qëlluar ndërsa përpiqen të sigurojnë ushqim, duhet t’ua bëjnë të qartë të gjithëve urgjencën e ndalimit të sulmeve ushtarake që po shkaktojnë këtë masakër”, thuhet në raportin e publikuar nga Vatican News.
Vatikani tha se një zgjidhje e drejtë politike nuk mund të arrihet pa angazhimin aktiv të bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve të përfshira drejtpërdrejt.
Ai riafirmoi mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete bazuar në rezolutat e OKB-së, duke shtuar se paqja e qëndrueshme varet nga drejtësia, dialogu dhe njohja e të drejtave legjitime si të palestinezëve ashtu edhe të izraelitëve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Selia e Shenjtë gjithashtu dënoi sulmet ndaj civilëve dhe bëri thirrje për respektimin e ligjit humanitar, duke përfshirë mbrojtjen e jo-luftëtarëve dhe ndalimin e ndëshkimit kolektiv.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të vazhdojë të qëndrojë duarkryq ndërsa kjo masakër zhvillohet”, tha ajo.