Të paktën tri vatra zjarri janë ende aktive në komunën e Deçanit.
Situata është cilësuar e rëndë nga komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Deçan, Besim Selmanaj.
Ai për KOHËN ka thënë se për shkak të erërave nuk po arrijnë t’i lokalizojnë zjarret në Dashinoc, Shaptej dhe Rastavicë.
“Situata është goxha e vështirë, i kemi disa pika zjarri. Po mundohemi t’i kontrollojmë dhe lokalizojmë zjarret por goxha vështirë është sepse edhe po frynë shumë, ka erëra të forta, jemi në përpjekje për ta mbërritur atë qe duhet. Vatër zjarri kemi në Dashinoc, në Shaptej, Rastavicë, pra janë tri vatra që momentalisht janë aktive. I kemi mobilizuar të gjithë që i kemi në dispozicion si njësi, e kemi në përkrahje edhe njësinë e zjarrfikësve të Junikut”, ka thënë ai.