Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare janë deri në 1 orë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë theksuar se pritje për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë ka vetëm në pikën kufitare në Muçibabë, aq ka edhe për të dalë.
Ndërsa 15-20 minuta janë pritjet në pikat kufitare Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe Jarinje për të hyrë dhe për të dalë nga vendi.
Pikat tjera kufitare nuk kanë pritje. /Gazeta Enigma/