Trupi i pajetë i mërgimtarit 33-vjeçar i cili dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura e Ujmanit, nuk është gjetur ende, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një reagimi në profilin e tyre në Facebook.
Siç bëhet e ditur, kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren.
“Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.