MSh bën apel për vaksinim, që të parandalohet varianti Delta

MSh bën apel për vaksinim, që të parandalohet varianti Delta

Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit Delta të COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Me anë të një postimi në Facebook nga kjo ministri e kanë quajtuar vaksinimin si alternativë të vetme që të kalohet vala e re e variantit Delta.

“Vaksinat na ndihmojnë të zhvillojmë imunitet ndaj virusit, duke trajtuar trupat tanë që:

Ta njohin virusinTë prodhojnë antitrupa që na mbrojnë nga virusi” shkruante në postimin e ministrisë.

Tutje thuhej se sa më shumë të vaksinuar të ketë, aq më e vështirë është përhapja e virusit.

“Bëni pjesën tuaj në:

Mbrojtjen e të dashurve tuaj dhe të gjithëve me të cilët kontaktoni.Ndihmën për vendin tonë në mënyrë që të hapen më tej aktivitetet ekonomike dhe sociale.” shpjegohej në postim.

Delta është emri për B.1.617.2., një mutacion SARS-CoV-2 që fillimisht u shfaq në Indi. Delta sipas studimeve besohet të jetë varianti më i transmetueshëm deri më tani.

Related Articles