Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë qenësore të aleancës me NATO-n, me theks të veçantë tek bashkëpunimi me SHBA-në.
Ai u shpreh se vendimet e koordinuara me aleatët janë në interes të shtetit sovran të Kosovës. Haradinaj falënderoi NATO-n dhe trupat e KFOR-it për mbështetjen në forcimin e FSK-së.
Gjithashtu, ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së një qytetari në Liqenin e Ujmanit, duke u solidarizuar me familjen në këtë moment dhimbjeje.