Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka folur për sulmin brutal që përjetoi më 1997, kur kishte tentim atentati ndaj tij.
Sulmi ndaj tij ndodhi në Tiranëk, kur Rama ishte 32 vjeç, lektor në akademinë e arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përball me autoritetet në artikuj gazetash.
Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë kohë.
“Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në një periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie shiu, dhe Tirana ishte një qytet krejtësisht tjetër atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht dhe natën rrugët ngjanin me vrima të zeza. Pak para se të arrija në shtëpinë ku jetoja, u shfaqën dy silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat që mbante një rrotull letre: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilder-i. Por jo, ai po mbante një shufër hekuri brenda rrotullës së letrës. Rashë përtokë nën goditjet dhe u përpoqa ta mbroja të dashurën time duke e mbajtur pas shpine me të dyja duart. Pashë dritat e llambave me vaj që ndizeshin në dritaret e shtëpisë dhe mendova: “Kaq ishte, jeta ime mbaroi”, tregoi Rama.
“Burrat më lanë të shtrirë në baltë, me sa dukej i vdekur. Gjaku më rridhte nga fytyra dhe goja ime ishte gjithashtu plot me gjak. Kisha disa çarje në kokë dhe hundë”
“Kush ishin këta burra?”, u pyet Rama.
“Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të organizoja një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen. Në spital, mjeku që më trajtonte më tha: “Pa fizikun tënd të mirë si atlet, gjërat do të kishin shkuar keq. Edhe gjatësia jote të ndihmoi; nuk more një goditje të mirë”.