Ngritet kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit për sulm dhe deklarim të rremë

Ngritet kallëzim penal ndaj Fitore Pacollit për sulm dhe deklarim të rremë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzimin penal kundër deputetes së Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacollit dhe asistentit të tij, nga qytetari Agim Plashniku, me të cilin ka pasur një konfrontim verbal para disa ditësh.

Në dokumentin e siguruar nga RTK, thuhet se Pacolli ka kryer veprën penale të sulmit dhe të denoncimit të rrejshëm.

“Me veprimet te tilla dhe me dashje direkte Fitore Pacolli dhe asistenti i ti ka kryer veprën penale të Sulmit, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në dokument.

Më tej bëhet e ditur se kallëzimi penal është ngritur bazuar në provat materiale (video incizimi me CD), dëshmitari i rastit, stafi dhe vet Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ku thuhet se ai do të dëshmon që Pacolli dhe asistentja e tij kanë sulmuar Agim Plashnikun. Si provë gjithashtu është përdorur edhe reagimi i deputetes në facebook, ku në këtë kallëzim penal thuhet se ajo ka gënjyer që është sulmuar me armë.

“Me datën 25.07.2025 këtu Fitore Pacolli duke ditur se  e njëjta është deputete dhe bart përgjegjësi publike në raport me sjelljen me qytetarët dhe me institucionet e vendit e njëjta bën deklarim të rrejshëm që me rastin e paraqitjes se saj në polici dhe nëpërmjet mjeteve te informimit se e njëjta është kanosur me armë nga ana e qytetarit Agim Plashnku duke deklaruar se ai ‘ka pasur një çantë afër tij, kjo duke aluduar në armë por pasi që Agim Plashniku është shoqëruar në polici dhe si rrjedhojë është kontrolluar i gjithë trupi, çanta aty nuk është gjetur arme andaj me ketë zonja Fitore Pacolli ka bërë denoncim të rrejshëm dhe lajthitur institucionet e vendit në veçanti ato institucionet që mbajnë rendin dhe sigurinë e vendit andaj, kësodore me veprimet te tilla dhe me dashje direkte Fitore Pacolli ka kryer veprën penale te deklarimit të rreme – denoncim të rrejshëm e sanksionuar sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në dokument.

Agim Plasniku është konfrontuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë të premtes së kaluar pasdite në një kafene në kryeqytet.

Në videon e publikuar në media shihet se qytetari në fjalë afrohet tek tavolina e deputetes Pacolli dhe ia lë faturën e tij, duke aluduar që ajo të paguajë, duke i thënë: “Qe këtë faturë se i ke bo miliardat”, e më pas edhe duke e ofenduar me fjalë si ‘Hajdute”.

Related Articles