Ka nisur protesta e Sindikatës së pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë,
Në protestë u kërkua rritje e pagave, siç u tha, në këtë kohë të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës. Njëherësh, janë shtruar edhe një varg shqetësimesh të tyre në pankartat që mbanin në duar: për padrejtësitë dhe diskriminimet në KOSTT, për kompensimin e orëve, për konkurset e brendshme, përshkrimin e vendeve të punës etj.
Në njoftimin e Sindikatës thuhej se kërkojnë nga menaxhmenti që të rishqyrtojë me urgjencë mundësinë për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve.