Mbytja e të riut në Ujman, flasin nga KFOR-i

Mbytja e të riut në Ujman, flasin nga KFOR-i

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar për Gazetën Express se kanë autorizuar dhjetë persona nga ekipi i kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të ndihmuar në gjetjen e trupit të një të riu që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit.

Kjo përgjigje e KFOR-it vjen pas një debati të madh ku Vetëvendosja e paraqiti vetëm si “FSK në veri” dhe “për herë të parë në veri” duke e instrumentalizuar politikisht FSK-në për çështje propagande politike ndonëse misioni ishte rreptësisht humanitar.

“Së pari, dëshirojmë të përsërisim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit.10 persona të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së u autorizuan të vendosen përkohësisht në Veri për të ndihmuar në kërkimin e tij. Autorizime të tilla i nënshtrohen gjithmonë një vlerësimi të kujdesshëm nga KFOR-i”, kanë thënë nga KFOR.

Related Articles