Gjermania do të dërgojë dy sisteme raketore Patriot në Ukrainë

Gjermania do të dërgojë dy sisteme raketore Patriot në Ukrainë

Gjermania njoftoi se do t’i dërgojë Ukrainës dy sisteme të tjera raketore Patriot, pasi arriti një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që Berlini të jetë i pari në radhë për të marrë sistemet më të reja në këmbim të ndihmës për Kievin.

“Falë angazhimit të SHBA-së, Gjermania mund fillimisht të mbështesë Ukrainën me hedhës raketash dhe më pas me komponentë të tjerë shtesë të sistemit Patriot”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një deklaratë.

Ushtria gjermane do të dërgojë fillimisht disa hedhës raketash Patriot në ditët në vijim, ndërsa pjesët e tjera të sistemit do të dorëzohen brenda dy ose tre muajve të ardhshëm.

Related Articles