Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze, në një intervistë deklaroi se Ukraina pritet ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt.
Ajo theksoi se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur dhe se vendimi do të përputhet me pritshmëritë e popullit të Kosovës.
“Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do të jetë më një çështje e hapur. Besoj se Ukraina do ta marrë vendimin e duhur që pritet nga populli në Kosovë. Unë jam shumë mirënjohëse për ndihmën që kanë dhënë qytetarët e Shqipërisë, ata janë në anën e duhur të historisë. Jam shumë mirënjohëse për gjithë mbështetjen që ata kanë dhënë deri tani, edhe shteti shqiptar nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo.
Ajo shtoi se Shqipëria dhe Ukraina kanë koordinuar veprimet në fusha politike, ushtarake dhe humanitare, dhe shprehu besim në vazhdimin e këtij bashkëpunimi.
“Edhe për mbështetjen ushtarake kemi mirënjohës, edhe për mbështetje ushtarake jemi shumë mirënjohës.”
Klympush Tsintsadze theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë për rrugëtimin euroatlantik të Ukrainës:
“Shpresojmë që Shqipëria do të vijojë me këtë mbështetje për Ukrainën që të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe së bashku ne do të arrijmë të gjitha objektivat për qenë pjesë e Bashkimit Europian.”