Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, foli rreth karrierës së tij politike, dhe si ia nisi këtij rrugëtimi.
Hajdari thotë se me Partinë Demokratike të Kosovës u bashkua pas frymëzimit që mori nga udhëheqës të saj, e që ishin pjesë të luftës çlirimtare, madje edhe udhëheqës të saj.
“Pas luftës, si një i ri, e kam parë që një parti e dalë nga lufta, disa liderë që kanë qenë udhëheqës të luftës çlirimtare, që sot padrejtësisht nuk janë në mesin tonë dhe po paguajnë një çmim për Kosovën, ku njëkohësisht kishin detyrë çlirimin e shtetit, patën edhe për obligim ndërtimin e shtetit. Dhe unë e kam pa që bashkë me këta njerëz, që kanë qenë burim frymëzimi, mundem me rrugëtu bashkë. Iu kam bashkëngjit rinisë së Partisë Demokratike në moshën 16-vjeçare. Nuk ka strukturë të rinisë dhe partisë që unë nuk iu kam nënshtruar të një procesi, dhe sa herë kemi dalë, zakonisht kemi dalë fuqishëm. Pra karriera ime politike filloi në moshën 16-vjeçare, duke u angazhuar me të rinjtë”, tha Hajdari.
Derisa kandidati për kryetar të Drenasit shtoi se diçka që e karakterizon atë është modestia.