Kryeministri maqedonas dënon thirrjet antishqiptare: Do ketë hetime

Kryeministri maqedonas dënon thirrjet antishqiptare: Do ketë hetime

Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me fyerjet antishqiptare, gjatë ndeshjes së basketbollit e cila u zhvillua në Kumanovë në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Para mediave, Mickoski tha se edhe pse ishte i pranishëm në lojë, ai nuk i kishte vërejtur këto thirrje.

Por, ai tha se i dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike.

Shefi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, bëri thirrje që çdo tifogrup të mbështet ekipin e vet në mënyrën e duhur.

“Organizatorët e ndeshjes Federata e Basketbollit dhe Komuna e Kumanovës dënuan thirrjet ksenofobike. Të jem i sinqertë derisa isha aty, as që i kam vërejtur thirrje, pasi bëhej fjalë për grup të vogël tifozësh. Por dua të bashkangjitem në dënimin e nacionalizmit dhe ksenofobisë, si dhe të bëjë thirrje apel për çdo tifogrup që të mbështesin në mënyrën e duhur ekipet e tyre. Kjo është që e mbështet qeveria, ndërsa e gjithë tjetra do të jetë objekt i hetimeve”, tha ai para mediave.

“Dënoj thirrjet ksenofobike dhe nacionaliste të disave në ndeshjen Maqedoni – Rumani, thirrje që nuk mori mbështetjen e të pranishmëve tjerë”, tha mes tjerash Mickoski.

Related Articles