Sekretari i Aleancës për Shqiptarët në një deklaratë për media tha se brohoritja antishqiptare në Maqedoninë e Veriut është ngjarje e rëndë dhe reflekton aktualitetin institucional, që sipas tij, është arsyeja pse ata e lanë qeverinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Ramadani ka theksuar se heshtja kohore e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski që ishte i pranishëm në këtë ndeshje, është shqetësuese.
“Këto fyerje vijnë pas një qetësie multietnike në Maqedoninë e Veriut, dhe e dyta ndodhi me një moment që i paraprinë disa zhvillimeve brenda kësaj qeverie, gjë për të cilën ne alarmuam qysh dy-tre muaj para se ta lëshonim qeverinë, ndoshta kjo atmosferë është edhe refleksion i asaj për të cilën ne vendosëm që sot t’i bashkohemi opozitës shqiptare”, tha Ramadani në “Rubikon”.
Ramadani shton se qysh para pesë ose gjashtë muajsh ka filluar defaktorizimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut. /Gazeta Enigma/