Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur sonte në Vaun e Dejës në Shqipëri.
Policia e Shqipërisë tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, ku në rrugë është gjetur pa shenja jete 65-vjeçari, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri raporton Euronews.al.
“Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, ka thënë policia.