Masakër në Llogara, 22 kuaj qëllohen me armë

Masakër në Llogara, 22 kuaj qëllohen me armë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu.

Sipas denoncimeve nga pronarët dhe aktivistët, katër kuaj kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa të tjerët janë shpërndarë të fshehur nëpër pyll, disa të plagosur.

Banorët e zonës kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet, duke nënvizuar se ky nuk është rasti i parë i sulmeve ndaj kafshëve në këtë zonë, por masakra e fundit ka shkaktuar një zemërim të madh publik.

Dyshimet e para lidhen me gjuetarë të paligjshëm që mund të kenë vepruar gjatë natës.

Related Articles