Deputetja e Guxos, Jeta Statovci, ka thënë se Gjykata Kushtetuese po e rishkruan Kushtetutën.
Ajo ka thënë se kjo Gjykatë po ia grabit kompetencat Kuvendit.
Postimi:
Gjykata Kushtetuese nuk po e interpreton Kushtetutën – po e rishkruan atë. Me këtë, po i grabit kompetencat që i takojnë vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës.
S’mund të mbyllim sytë para faktit që ky dispozitiv nuk mbështetet në asnjë nen të Kushtetutës. As në praktikë, as në logjikë kushtetuese, nuk ekziston kufizimi që një kandidat për Kryetar Kuvendi të mund të propozohet vetëm tri herë. Përkundrazi – vetë aktgjykimet e mëparshme e kundërshtojnë këtë logjikë.
Si ka mundësi që Gjykata kushtetuese krijon një normë duke e detyruar numrin e propozimeve nga propozuesi por heshtë për të caktuar detyrime për pjesën tjetër të deputetëve? Por, nëse Gjykata Kushtetuese ka filluar të rishkruaj Kushtetutën, ne nuk kemi ku të drejtohemi për këtë sqarim në Kosovë, përveç te populli. Demokracia nuk mund të pezullohet me manipulime procedurale e interpretime që i përshtaten politikave ditore. Ka ndodhur edhe më herët, që pak grupe të interesit kanë marrë kurajo të sfidojnë një popull, dihet epilogu. E kush nuk mëson nga historia, i përsëritet.