Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamti, ka shprehur dyshime të mëdha për zbatimin e aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje.
Duke i komentuar qëndrimet kundërshtuese të zyrtarëve të lartë të VV-së ndaj aktgjykimit në fjalë, ai ka thënë se këto janë shenja se partia në pushtet nuk do ta respektojë rendin kushtetuese.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjithçka do të varet nga lideri suprem i VV-së.
“A do ta respektojë “Vetëvendosja” vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që thotë se Avni Dehari i saj e ka shkelur Kushtetutën? Sigurisht, ai nuk ka vepruar krye më vete. Lideri suprem i VV-së nuk ka folur ende mbas aktgjykimit të sotëm. Njerëzit e tij po – e kanë kundërshtuar sot, duke dhënë sinjale se nuk do ta respektojnë. Albin Kurti pardje ka thënë se do ta respektonin aktgjykimin e Gjykatës. A mund t’u besohet fjalëve të tij? Jo. Çështja esenciale është se a respektojnë këta rendin kushtetues të Republikës së Kosovës?”, ka shkruar Hamiti.