Vdes ish-futbollisti mitrovicas Jeton Baliu – “Binaku”

Vdes ish-futbollisti mitrovicas Jeton Baliu – “Binaku”

Mitrovica ka humbur sot një nga ish-sportistët e saj të njohur.

Në moshën 46-vjeçare është ndarë nga jeta Jeton (Sheremet) Baliu, i njohur me nofkën “Binaku”.

Baliu ka qenë futbollist aktiv në të kaluarën, duke dhënë kontribut të çmuar në sportin mitrovicas, raportojnë mediat lokale..

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 10 gusht 2025, në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali do të niset nga xhamia drejt varrezave në orën 19:53, pas faljes së akshamit.

Related Articles