Haxhiu: Sistemi i drejtësisë të tregojë përgjegjësi maksimale

Haxhiu: Sistemi i drejtësisë të tregojë përgjegjësi maksimale

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin tragjik në Gjilan, duke treguar se bazuar në informacionet e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim, nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Kjo periudhë shumë e shkurtër paraburgimi për veprat që ata dyshohen të kenë kryer tregon një problem serioz në trajtimin e rasteve nga institucionet e drejtësisë. Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë”, shkroi Haxhiu.

“Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, shtoi tutje ajo.

Related Articles