Veteranët kërkojnë mbështetje nga Turqia për drejtësi në Gjykatën Speciale

Veteranët kërkojnë mbështetje nga Turqia për drejtësi në Gjykatën Speciale

Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë vizituan sot Ambasadën e Turqisë, ku u takuan me ambasadorin Sabri Tunç Angili.

Në njoftim e OVL UÇK-së thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për padrejtësitë që, sipas tyre, po ndodhin në proceset e Gjykatës Speciale.

Njoftimi i plotë:

“Sot, Ambasada e Turqisë në Kosovë na hapi dyert për të dëgjuar shqetësimet e OVL UÇK-së lidhur me padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale.

I jemi thellësisht mirënjohës shtetit turk dhe Ambasadorit z. Sabri Tunç Angili për gatishmërinë, respektin dhe dëgjimin e sinqertë të zërit tonë. Në këtë takim, ne kërkuam nga shteti turk që të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces, për të siguruar një trajtim të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë.

Kjo miqësi e vërtetë ndërmjet dy popujve tanë ka kaluar provat e kohës, duke qëndruar fuqishëm përmes përkrahjes para, gjatë dhe pas luftës. Falënderojmë për besimin dhe mbështetjen që na është dhënë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim i sinqertë do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen”.

Related Articles