Konfiskohen 80 mijë cigare të fshehura në dy autobusë në Mitrovicë

Konfiskohen 80 mijë cigare të fshehura në dy autobusë në Mitrovicë

80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë, në Mitrovicë.

Sasia e cigareve u gjet në sistemet e ajrosjes, sipas njoftimit të Doganës në Facebook, në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.

Related Articles