Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në kuadër të Planit Operativ Sezoni veror 2025” në të gjitha komunat e rajonit ka arrestuar disa persona, ka sekuestruar 11 armë, shtatë pistoleta dhe katër pushkë, si dhe një sasi të konsiderueshme të municionit, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia tha se ndaj të gjithë të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në parandalimin e veprave penale, me theks të veçantë në parandalimin e keqpërdorimit të armëve zjarri, që në raste të tilla mund të rezultojë me pasoja të rënda për qytetarët”, thuhet në njoftim
Tutje, policia tha se bashkëpunimi me qytetarë mbetet kyç për suksesin e përbashkët në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë.