Zelensky: Rusia po zhvendos trupat për ofensiva të reja

Zelensky: Rusia po zhvendos trupat për ofensiva të reja

Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia nuk po tregon shenja se po përgatitet t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës tha në një fjalim në mbrëmje se, sipas raportit të fundit të inteligjencës, Rusia po përgatitet për ofensiva të reja, shkruan Skynews.

“Ata po i lëvizin trupat dhe forcat e tyre në një mënyrë të tillë që të nisin operacione të reja ofensive”, tha ai.

Ndryshe, ministrat e jashtëm evropianë kanë bërë thirrje për “unitet transatlantik” për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë. 

Related Articles