Nëse arrin të marrë edhe një herë besimin e qytetarëve të Deçanit, Bashkim Ramosaj, është zotuar se do të përfundoj dy punë të mëdha. Ai ka premtuar rregullimin e rrugës Deçan-Plavë dhe përfundimin e projektit për pistën e skijimit në Beleg, raporton Gazeta “Enigma”.
“Rruga Deçan-Plavë nëse ka me ece Mali i Zi në trajektoren e njëjtë pro NATO-së, pro Evropës, për ta është edhe më e rëndësishme sesa edhe për ne kjo rrugë. Kam pasur takime të shpeshta me zyrtarë të lartë në Mal të zi përfshirë edhe kryeministrin Dushko Markoviq. Kemi diskutuar se ku mundemi me u lidhë, më interesoje pika e njëjtë, gjerësia e rrugës e njëjtë, aplikimi për një tunel që ishin më në favor ata sesa që ishim ne, që mujshin me marrë këtë buxhet para se me marrë ne për shkak të kontesteve që i kishim. Dhe unë e di çfarë disponimi pozitiv kanë pasur”, tha ai në “Rubikon”.
Tutje, Ramosaj tha se me qeverinë malazeze kanë kontakte të shpeshta për rrugën Deçan-Plavë, ku tha se insistimi i tij është thuajse i përditshëm për këtë rrugë.
“Unë diçka që nuk e besoj nuk e nisi hiç. E kam nisur me shumë mund e konflikt, e kam nisë për ta përfunduar. Patjetër që do ta përfundoj se është projekt i rëndësisë së madhe jo vetëm komunale, por me i rëndësisë nacionale në Republikën e Kosovës, sepse e përshkon gjeografinë ma të bukur të Alpeve shqiptare. I jep jetë gjeografike më të dhimbshme të dhe historisë më të dhimbshme të popullit tonë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha Ramosaj.