Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen në Hajvali

Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen në Hajvali

Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat që rezultuan me vdekjen e një personi.

Viktima u dërgua pa shenja jete në QKUK, ndërsa policia konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet.

“Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, thanë nga policia.

Por tragjedia e Hajvalisë nuk ishte e vetmja që shënoi 48-orëshin në vend.

Vetëm një ditë më parë Gjilani u bë skena e një ekzekutimi të trefishtë.

Tre persona u vranë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.

Si të mos mjaftonte, Prizreni u përball me një tjetër vrasje, një burrë humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Ndërkohë që në këtë rast, policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin.

Related Articles