Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, ka dalur sot para gjykatës.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Është mbajtur seanca dëgjimore. Vendimi pritet të merret”, deklaroi Gashi.
Vrasja e Enver Bajraktarit, ndodhi më 4 gusht në Baicë të Lipjanit.
Trupi i pajetë i tij, u gjet i gropsur në një arë me misër.
Kujtojmë se gjatë intervistimit nga Prokuroria, Top Kolshi, ka pranuar fajësinë për vrasjen e kryer.