Vrasja e trefishtë në Gjilan, të premten mbahet protestë kundër gjyqësorit dhe prokurorisë

Vrasja e trefishtë në Gjilan, të premten mbahet protestë kundër gjyqësorit dhe prokurorisë

Q.S “Përpjekja” ka thirrur një protestë popullore pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Gjilanit. Protesta do të mbahet të premten, më 15 gusht, nga ora 19:00, përballë objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në thirrjen publike të organizatorëve thuhet se “sistemi i drejtësisë po vret”, ndërsa theksohet se ky sistem i kalbur po prodhon padrejtësi në mënyrë të vazhdueshme.

“I ftojmë gjithë qytetarët që të premten, nga ora 19:00, të marrin pjesë në protestën popullore kundër sistemit të kalbur të drejtësisë, i cili po prodhon padrejtësi kudo!”, thuhet në njoftimin e “Q.S. Përpjekja”.

Related Articles